Cyber Unity – Programi i avancuar i trajnimeve për Siguri Kibernetike

Grupi i parë do të fillojë trajnimin më 12 Tetor 2021

Përgjatë avancimit të teknologjisë ndër vite, sulmet kibernetike janë rritur në formë eksponenciale, së bashku me to edhe ndërlikueshmëria e tyre. Bizneset, institucionet dhe organizatat në tërë botën kanë nevojë për siguri dhe integritet të sistemeve të tyre, gjë që e rritë nevojën për ekspertë të sigurisë kibernetike për tregun vendor dhe ndërkombëtar. Andaj, ICK së bashku VOID International të përfaqësuar nga Butrint Komoni & Partin Pruthi dhe ekspertin e sigurisë Elvin Mala kanë krijuar programin e trajnimit për shkathtësi të avancuara në fushën e sigurisë kibernetike – Cyber Unity.Cyber Unity vjen si rezultat i punës dhe ekspertizës 6 vjeqare të komunitetit të ICK-së dhe partnerëve, nëpërmjet zbatimit të Akademisë për Siguri Kibernetike (2014 – 2019), dy edicioneve të “Javës për Siguri Kibernetike” dhe garave “Capture the Flag”, të organizuara në bashkëpunim me Sentry Cyber Security.

Cyber Unity është program i trajnimit intenziv 6-mujor për mbrojtje dhe sulm kibernetik, me karakter edukativ, udhëzime për sjellje etike, që synon të krijojë gjenerata të njohësve të sigurisë kibernetike për tregun vendor dhe ndërkombëtar. Përveq trajnimeve, Cyber Unity do të organizojë ngjarje, gara, vizita dhe punëtori në tema të ndryshme që lidhen me teknologjinë, sigurinë dhe inovacionin.

Për më shumë info dhe aplikim klikoni këtu.

Source: https://ickosovo.com/news/post/cyber-unity-programi-i-avancuar-per-siguri-kibernetike

Share this post

Share on facebook
Share on google
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest
Share on print
Share on email