Ministri Krasniqi viziton ICK-në, ofrohet bashkëpunim për e-komunat & “smart cities”

Me qëllim të diskutimit për mundësitë e bashkëpunimit Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi, ka vizituar Innovation Centre Kosovo, ku është pritur nga Drejtori Ekzekutiv z. Uranik Begu dhe stafi i tij.
Gjatë kësaj vizite është diskutuar për planet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, në fushën e digjitalizimit, duke u fokusuar tek qeverisja lokale dhe platforma E-Komunat, e cila përmes digjitalizimit synon të rrisë transparancën, llogaridhënien komunuale si dhe të promovojë dhe fuqizojë qytetarinë aktive në Komuna.

Gjithashtu, pjesë e diskutimit ishte plan-projekti ‘Smart Cities’ i cili synon që të krijojë qasje më të shpejtë, më të lehtë dhe më efikase duke i mundësuar qytetarëve që të pranojnë shërbimet komunale në kohë reale.


Drejtori Ekzekutiv i Innovation Center of Kosovo, z. Uranik Begu, përmendi disa nga aktivitetet e ICK-së në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë, duke theksuar nevojë për bashkëpunim me institucionet për krijimin dhe funksionalizimin e programeve dhe platformave të cilat i lehtësojnë jetën e qytetarëve dhe rrisin transparencën në nivelin lokal.

Në fund, Ministri Krasniqi dhe Drejtori Begu u dakorduan për fillimin e bashkëpunimit në fushën e digjitalizimit dhe inovacionit duke u pajtuar se këto dy sfera janë dy nga shtyllat kryesore të shtetit dhe shoqërisë kosovare.

Source: https://ickosovo.com/news/post/ministri-krasniqi-viziton-ick-ne-ofrohet-bashkepunim-per-e-komunat-smart-cities

Share this post

Share on facebook
Share on google
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest
Share on print
Share on email

Related Posts

Resources

Materiali informues “Përmbushja Tatimore”

Administrata Tatimore e Kosovës ka përgatitur materialin “Përmbushja tatimore” për të udhëzuar tatimpaguesit përgjatë procesit të përmbushjes vullnetare të detyrimeve të tyre tatimore.  Në bazë të legjislacionit

Read More »